Devetë përjashtohen nga konkursi i bukurisë, kjo është arsyeja

0
329

Dhjetëra deve janë skualifikuar nga konkursi i bukurisë në Arabinë Saudite, pasi pronarët manipuluan pamjen e tyre me hormone dhe botoks.

Sipas agjencisë shtetërore të shtypit saudit autoritetet skualifikuan mbi 40 deve nga konkursi vjetor i bukurisë, që zhvillohet në kuadër të festivalit të mbretit Abdulaziz.

Festivali i popullarizuar i deveve të mbretit Abdulaziz të Arabisë Saudite, i cili filloi në fillim të këtij muaji, fton mbarështuesit e deveve më të bukura të konkurrojnë për të fituar çmimin me vlerë  66 milionë dollarë.

Sipas rregullave të festivalit, ndalohen rreptësisht injeksionet e botoksit, ndryshimet e tjera kozmetike për t’i bërë devetë më tërheqëse, shkruan “The Guardian”.

Juritë vendosin fituesin në bazë të formës së kokës, qafës, veshjes dhe qëndrimit të devesë.

Por këtë vit, autoritetet zbuluan se dhjetëra mbarështues kishin fryrë buzët dhe hundët e deveve, duke  përdorur hormone për të forcuar muskujt e kafshëve.

Leave a Reply