Dëshironi të ju rriten shpejt flokët, aplikoni këtë maskë

0
616

Krejt çfarë ju nevojitet që të keni flokë të shpeshta, të gjata dhe të shëndetshme i keni në kuzhinë. Në vend se të shpenzoni të holla dhe kohë në maska të shtrenjta, provoni dy maskat, efekti i të cilave është më shumë se i mirë .

Maska nga bananet: Qëroni dy banane të freskëta dhe i përzieni me të kuqtë e një veze si dhe me një lugë lëng limoni të shtrydhur. Maskën e vendosni në flokë të lagura e më pas e mbështillni kokën me një qese të plastikës dhe një peshqir.

Pas gjysmë ore flokët i shpëlani me ujë të vakët. Maska nga portokalli:

Përzieni një gotë të lëngut të shtrydhur nga portokalli me një gotë jogurt. Maskën e vendosni në flokë të lagura, i mbështillni me një qese prej pambuku e më pas edhe me peshqir. Pas gjysmë ore apo dyzet minutave, flokët i shpëlani. Rezultatet do t’i vëreni pas disa përdorimeve. Maskat mund t’i përdorni çdo të tretën ditë. Maska nga portokalli nuk preferohet për flokë të yndyrshme.

Leave a Reply