Dëmtohet tubi i ujit, disa lokacione në Prizren do të kenë probleme me ujë të pijes sot gjatë ditës

0
591

Për shkak të një defekti në gypin transportues fi 600 mm afër kishës në rrugën për Prevallë, sot pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes.

Siç ka njoftuar Hidroregjioni Jugor, ekipet janë duke punuar në terren për eliminin e problemit të shfaqur.

“Kompania Rajonale e Ujesjellesit “Hidroregjioni Jugor” sh.a Prizren ju njofton se , sot me daten 18 04.2020, ka ndodhur nje plasaritje e gypit transportues fi 600 mm, si pasoje e shembjes se nje muri tek lokacioni i Kishes rruges per Prevalle.

Konsumator te nderuar, ju njoftojme qe gjate dites se sotme do te kete pengesa gjate furnizimit me uje te pijes ne disa vende the Qytetit .

Ekipet e Operatives jane duke punuar pa nderprere per eliminimin e pengesave te furnizimit me uje te pijes , prandaj kerkojme mirekuptimin tuaj dhe me rastin e sanimit te problemit , do te rikthehet furnizimi i rregullt me uje”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply