Dëmtohet gypi furnizues, katër lagje dhe dy fshatra të Prizrenit mbesin pa ujë

0
499

“Hidroregjioni Jugor “ në Prizren ka njoftuar konsumatorët se në orët e hershme të mëngjesit është shkaktuar një defekt në gypin transportues fi 400mm në rrugën “Tirana”.

Si rrjedhojë pa ujë kanë mbetur:

Lagjja “Bajram Curri”

Rr.” Jeta e Re”

Lagjja “Arbana”

Një pjesë e lagjes “Ortakoll”

Fshati Vlashnje

Një pjesë e rrugës së fshatit Nashecit

“Ekipet e Operativës janë duke punuar, dhe me rastin e sanimit të defektit, do të rikthehet furnizimi i rregullt tek të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor “ në Prizren./04 Online

Leave a Reply