Deklarohen Ambasadat: Pjesëmarrja në takime me liderë, nuk sinjalizon miratim a mbështetje!

0
433

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve, kanë dal me një deklaratë të përbashkët në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë.

Në këtë deklaratë mes tjerash thuhet se pjesëmarrja në takime me udhëheqës politikë institucionalë, nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozitë të veçantë apo rrjedhë të veçantë veprimi.

Kjo është deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët nga ambasadat Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve, dëshirojnë të njoftojnë se ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të pranuar informata, në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet.

Pjesëmarrja në takime të tilla nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozitë të veçantë apo rrjedhë të veçantë veprimi. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike.

Leave a Reply