“Dasma” publikohet nga Mili i veshur me veshje kombëtare

0
1624

Tashmë jemi në sezonën e dasmave, dhe sigurisht nuk mungojnë as projektet muzikore dedikuar momenteve më të bukura për ata që kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

E sigurisht, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, këngëtari nga Prizreni, Mili Sallauka, ditë më parë ka publikuar këngën e re kushtuar pikërisht dasmave, shkruan 04 Online.

“Dasma” mbanë titullin kënga e re e Milit, për të cilën është kujdesur si çdoherë, Joniad Banushi.

Edhe më të bukur këtë këngë e kanë bërë djemtë dhe vashat e SHKA “AGIMI” në udhëheqjen e koreografit Gëzim Sertollaj./04 Online

Leave a Reply