Çudi kosovare: Prishtinasi largon kontejnerët nga vendi, për ta parkuar veturën

0
286

Një rast i çuditshëm i parkimit të veturës ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Shoferi ka larguar kontejnerët e mbeturinave nga vendi i tyre dhe e ka futur veturën nën mbulojë, shkruan Gazeta Metro.

Shumë shpesh në Prishtinë shihen veturat e parkuara si mos më keq. Herë në trotuar e herë në pjesë të gjelbëruara, shoferët parkojnë veturat e tyre në mungesë të vendparkimeve.

Mirëpo rasti i fundit sa është i çuditshëm është edhe qesharak.

Një shofer ka bërë një parkim të veturës që është kritikuar nga të gjithë në rrjetet sociale.

Sipas fotografisë që po qarkullon në Facebook, shihet se shofer ka parkuar veturën e tij në vendin e kontejnerëve, derisa i ka larguar ata nga vendi i tyre dhe mbulesa i është bërë si garazh për veturën e tij.

Kjo sipas qytetarëve ka ndodhur në rrugën për Gërmi në Prishtinë.

Një veprim i tillë sipas Ligjit për rregullat e komunikacionit, mund të dënohet me 30 euro nga Policia e Kosovës. /gazetametro.net

Leave a Reply