Coronavirusi mund të vritet nga rrezet e diellit brenda disa minutave

0
305

Coronavirusi mund të vritet nga rrezet e diellit brenda disa minutave, në bazë të hulumtimeve nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrezatimi nga drita ultravjollcë dëmton materialin gjenetik të virusit dhe e pengon atë të formohet.

Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë nga William Bryan, një këshilltar i shkencës dhe i teknologjisë së Departamentit të Sigurisë Atdhetare.

Ai zbuloi se temperatura e lartë dhe lagështia janë poashtu të dëmshme për virusin, duke ofruar shpresë se përhapja e tij mund të lehtësohet gjatë verës.

“Gjatë vëzhgimit kemi parë se drita e diellit ka ndikim në vrasjen e virusit, si në sipërfaqe ashtu edhe në ajër”, tha ai.

“Rritja e temperaturës dhe e lagështisë është më pak e favorshme për virusin”, u shpreh Bryan.

Shkencëtarët ndër tjerash duke komentuar studimin thanë se rrezet ultravjollcë nuk do të përdoren si një terapi për pacientët e infektuar pasi drita nuk mund të depërtojë në trup dhe ta vrasë virusin.

Leave a Reply