Çitaku: SHBA gjithmonë ka mbështetur një Asociacion në përputhje me Kushtetutën, Kurti s’është konsistent

0
165

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur gjithmonë një asociacion në përputhje me kushtetutën.

Çitaku ndër të tjerash ka shtuar se ShBA ka qenë konsistente në këtë qëndrim, ndërsa kryeminisri Albin Kurti jo.

“Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën.

Me një kërkim të shpejtë në internet i gjeni dëshmitë.

SHBA është konsistente,Albin Kurti nuk është.

Mbi një dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe.

Leave a Reply