Çfarë i bën stresi zemrës? Ja si ta shmangni dhe trajtoni

0
332

Stresi, depresioni, ankthi dhe probleme të tjera mendore, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë një studim i ri. Studimi 4-vjeçar analizoi intensitetin e shqetësimeve mendore mes 200 mijë individëve të shëndetshëm mbi moshën 45 vjeçare. Historiku familjar i këtyre individëve nuk përfshinte raste të sëmundjeve të zemrës.

Në fund të studimit, rezultoi se rreziku i sëmundjeve të zemrës rritej me 18 përqind për gratë dhe 30 përqind për burrat që vuajnë nga shqetësime mendore. Në analizën e riskut u përfshinë edhe faktorë të tjerë siç është duhanpirja, pirja e alkolit dhe kequshqyerja. Sipas studiuesve, rreziku i ishemisë ishte më i lartë tek personat e stresuar.

Sipas studimit, meshkujt janë më të rrezikuar nga ataku në zemër. Kjo ndodh sepse ata janë më pak të prirur të kërkojnë kujdes mjekësor ndaj sëmundjeve fizike dhe mendore. Nga ana tjetër, mjekët nuk përjashtojnë edhe idenë që femrat mund të kenë edhe ndonjë mbrojtje hormonale të panjohur sa i përket sëmundjeve të zemrës.

Si të menaxhoni stresin dhe të mbroni zemrën nëpërmjet këtyre teknikave:
Studime të tjera për këtë çështje, kanë konfirmuar se stresi, veçanërisht ai afatgjatë, është i dëmshëm për zemrën dhe rrit tensionin.

Flini gjumë mjaftueshëm.
Cilësia e keqe e gjumit ka një ndikim të fortë tek humori, vëmendja, energjia dhe shëndeti fizik. Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të stresuar dhe më pak të prekur nga tensioni i lartë afatshkurtër.

Aplikoni teknika qetësuese.
Qetësimi i muskujve, frymëmarrja e thellë e të tjera si këto janë baza e teknikave të qetësimit që largojnë stresin.

Ruani marrëdhëniet shoqërore.
Ekspertët rekomandojnë që të ruani dhe forconi marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë thelbësore kundër stresit.

Përpiquni të qëndroni larg konflikteve.
Zbuloni burimin e situatave stresuese dhe konflikteve. Nëse përballeni me konflikte familjare ose në punë, përpiquni që të përvetësoni teknika të ndryshme përballjeje dhe zgjidhjeje. Mundësisht qëndrojini larg.

Kujdesuni për veten.
Lufta kundër stresit nis nga vetja. Përpiquni të relaksoheni, ushqehuni ngadalë, përqendrohuni tek shija dhe ndjesia që të jep çdo kafshatë. Ecni dhe dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Kërkoni ndihmë.
Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga bashkëshorti, partneri, miqtë dhe fqinjët. Nëse stresi dhe ankthi janë të vazhdueshëm, konsultohuni me një mjek. Përveç këtyre hapave, rekomandohet të zbatoni një stil jetese të shëndetshme. Një stil i tillë përfshin ushqyerjen e shëndetshme, lënien e duhanit, aktivitetin fizik. Konsumi i frutave, perimeve, drithërave të plota, proteinës pa dhjamë dhe yndyrnave të shëndetshme ju vjen në ndihmë jo vetëm kundër stresit por edhe tensionit të lartë të gjakut./AgroWeb

Leave a Reply