Çfarë hanë vërtet supermodelet më të suksesshme?

0
53

Megjithatë, edhe me gjithë këta faktorë, manekinet punojnë çdo gjë në mënyrë që të mbajnë peshën e trupit dhe dukjen fizike, transmeton Telegrafi.

Ja se si ushqeheni disa prej manekineve të cilave të gjithë ua kemi lakmi:

Gisele Bündchen – ushqimi e ka bazën te bimët

Dieta e saj përbëhet nga 80% perime, kokrra të plota drithërash, kinoa, si edhe mishi i freskët p.sh. ramstek, pata të vogla dhe salmon. Gisele nuk ha miell, sheqer, kripë, nuk fut në organizëm kafeinë, ndërkaq pemët i redukton në minimum.

Lily Aldridge – “Sakara” – dërgesa të racioneve të dietave

Brendi “Sakara” është shumë i popullarizuar. Mos humbni kohë duke blerë, grirë, larë, qëruar, përgatitur – të gjitha ju dërgohen në derë. “Sakara” dërgon peshk të freskët, kafjall vegjetarian, dreka, darka dhe pije.

Caroline Murphy – Dietë alkale

Dieta alkale përbëhet nga shumë pemë, perime dhe pemë arrore, mirëpo duhet shmangur mishin, peshkun, produktet e qumështit, vezët dhe alkoolin.

Miranda Kerr – Dieta sipas grupit të gjakut

Kjo dietë është e bazuar në përdorimin e llojllojshëm të ushqimeve, varësisht nga grupi i gjakut. Grupi i gjakut i Miranda Kerrit është A, kështu që ushqimi i saj bazohet mjaft në perime dhe fibra.

Brigitte Malcolm – Ushqimi vegan

Brigid eMalcolm nuk ha mish as kurrfarë ushqimi me prejardhje shtazore. Ha kryesisht pemë dhe perime dhe kokrra të shëndetshme.

Leave a Reply