Bytyçi: Komunisti Mytaher këcënon opozitën dhe mediat me padi pasi i publikuam mashtrimin

0
39
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, nuk ka të ndalur duke e akuzuar pushtetin lokal, veçmas Kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Madje, në reagimin e tij të fundit, e ka quajtur Haskukën komunist, pasi sipas Bytyçit Kryetari i Prizrenit po i kërcënon dhe shantazhon ata që po e kundërshtojnë.

Postimi i plotë i Koordinatorit të PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi:

“Xhaxhi Mytaher Komunisti…
Kur dikush e kundërshton, ai e kërcënon dhe e shantazhon.

Opozitarët i paditë, gazetarët që nuk i’a bëjnë qefin i paditë, institucionet e Republikës së Kosovës i sulmon…
Pra të gjithë ata që nuk mendojnë si ai, i kërcënon dhe i shantazhon në stilin komunist me padi në prokurori, të cilat herë thotë janë të kapura, e herë të ç’kapura kur i konvenojnë.

Monarkia dhe oligarkia brina nuk kanë.
Thotë që pastrimin e ka bërë me vullnetarë, ndërsa e ftoj opinionin publik të shikojë takimin e mbajtur në DSHP, ku “vullnetarët” e prezantuar në foto janë kompanitë secila me kontrata milionëshe në komunën e Prizrenit.

Myta po rrenë kur thotë që kontrata me Ekoregjionin “çerdhen e VV-së🤝” është vetëm për grumbullim.
Klika komuniste mund t’a maskojë tenderin me titullin e grumbullimit, ndërsa gjithashtu punën e pastrimit po e kryen Ekoregjioni me mbi 2.1 milion euro kontratë gjenerale për: pastrim, grumbullim, punësim të militantëve etj.

Nëse Ekoregjioni ka kontratë vetëm për grumbullim, atëherë pse po merret me pastrimin e qytetit dhe shesheve?
Veq mos ja nisni me thanë që po e kryen punën falas dhe për sadaka, sepse nuk e lejon ligji në tregun e lirë.🤐

Po i’u bashkangjes faktet me video dhe foto, që dëshmojnë se Myt rrenci përsëri ka rrejt. 🤤
Në video “Bomba 02” shihen punëtorët e Ekoregjionit, të cilët merren me pastrimin dhe mirëmbatjen brenda qytetit.
Kush i paguan për pastrim?

Edhe një rrenë tjetër të Mytës për sonte, tjerat së shpejti vazhdojmë 03… 🙈
Nuk është e vërtetë që OSHP, e ka bllokuar projektin e pastrimit, sepse komuna e ka shpallë fituese një kompani të pa përgjegjshme, për shkak të dokumentacionit, madje edhe me tabela të Serbisë, dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim në komunë🏦.

Pas gjykimit nga OSHP si organ epror, komuna përsëri me vetëdije për vonesë, nëpërmes zyrtarit me aktakuzë të prokurimit 🤑 e shpërbleu kompaninë e njejtë të shpallur si e pa përgjegjshme nga institucioni më i lartë.
Pse e shpalli 2 herë fituese kompaninë me tabela të Serbisë?
Kinse për shkak të kursimit të buxhetit, kogja mirë po kamuflohet si rrenë.

E nëse e kanë përnime kursimin e buxhetit, PSE nuk veprojnë njejtë me kontratat tjera që i’a japin operatorëve më të shtrejtë dhe e dëmtojnë buxhetin e komunës.
E dini ju për çka e kam fjalën, së shpejti do të befasoheni.

Myt ma mir Mytu, se gjumi nuk ka me të zanë kur të dalin krejt të zezat së shpejti në shesh, dhe jo ti por komplet subjekti yt ka me u turpnu me qeverisjen e shtirur viktimë por të inkriminuar në nepotizëm, korrupsion, shantazh dhe dukuri tjera negative.

#MytMytu#

Leave a Reply