Burrat e Malishevës nuk respektojnë vendimet e qeverisë, e pësojnë keq 13 prej tyre

0
471
Foto: Ilustrim

Në listën e vendimeve të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga infektimi me covid-19 thuhet se të mos grumbullohen më shumë se dy persona në një vend, mirëpo në Malishevë nuk po reskeptohet ky vendim, shkruan Gazeta Metro.

Mbrëmë në fshatin Balicë rreth orës 21:00 janë arrestuar 13 persona të cilët janë parë të grumbulluar në një vend.

“Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e polcisë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe një person në fshatin Astrazup për të njejtën arsyeje.

Leave a Reply