“Bomba” e Zaevit për Thaçin, Ramën dhe Vuçiqin, vjen alarmi i rëndë për Kosovën e Maqedoninë

0
21

“Videot e publikuara te bisedës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianët ukrainas, “duke menduar se po flet me presidentin e këtij vendi”, është dëshmi se skenari i tmerrshëm i Hashim Thaçit me homologun e tij serb, Vuçiq, përveçse alarm për Kosovën, paraqet kërcënim për tërë rajonin e Ballkanit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Videot e publikuara të bisedës së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me dy komedianët ukrainas, duke menduar se po flet me presidentin e këtij vendit, ku Zaev ka alarmuar për planet e fshehta të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë, për shkëmbim territoresh, për të cilën ide thotë se është shumë e rrezikshme, e sipas të cilit Kosova do t’ia japë Serbisë 10 komuna, duke shprehur kështu shqetësimin për destabilizim të rajonit dhe një luftë të re në Ballkan, është parë nga analistët politikë si një skandal serioz.

Sipas tyre, ky mundë jetë një plan i cili mund ta destabilizojë jo vetëm rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë me një luftë të re.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, kjo çështje duhet të trajtohet tani më shumë seriozitet, sepse sipas tij, tashmë tradhtia e presidentit Thaçi ndaj Kosovës i ka kaluar kufijtë kombëtar, ka marrë përmasat e një rreziku ndërkombëtar.

Leave a Reply