“Big Brother VIP” në udhëkryq, pas përjashtimit të Ermionës edhe Sabiani bën kërkesën e papritur

0
254

Sabiani, këngëtar i njohur dhe ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 1”, ka kërkuar këtë të mërkurë që vajza e tij të dalë nga emisioni. Edhe më herët ai është shprehur kundër lojës që Keisi po bën në “Big Brother”, veçanërisht lidhja me Kristin.

Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision.

“Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Edhe banorë të tjerë janë përjashtuar apo kanë lënë në mes lojën, duke futur në udhëkryq “Big Brother VIP”.

Këto largime dhe vendimet e produksionit në disa raste janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale. Madje, në një rast është protestuar dhe pranë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother”.

Leave a Reply