Bekteshi: Diasporës i duhet një organizim më i mirë i mësimit plotësues në gjuhën shqipe

0
73

Zëvendës Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi, po qëndron në Zvicër me ftesë nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar.

Bekteshi ishte i ftuar në manifestimin kulturorë, “Ditët e shkollës shqipe”, i cili njëkohësisht ishte edhe pjesë e panelit në tryezën me temën “Si ta organizojmë më mirë shkollën shqipe”.

“Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Zvicërr, në Kantonin e Argaos, nga 21 deri 23 qershor 2019, shënoi manifestimin kulturorë “Ditët e shkollës shqipe”, ku në orët e mbrëmjes zhvilluam tryezen me temën: “Si ta organizojmë më mirë shkollën shqipe”.
Pjesë e panelit isha unë në emër të Zv/kryeminsitrit, njëherit ministrit, z.Dardan Gashi,Ilir Gjoni Ambasador i Shqipërisë në Zvicërr,si dhe profesorët dhe studiuesit e historisë dhe kulturës shqiptare Prof.dr.Zymer Neziri,prof.dr. Teki Kurti, prof.dr.Frasher Demaj, prof.dr. Shkodran Imeraj, njeherit edhe keshilltar i ministrit të MASHT-it.
Në këtë tryezë diskutuam gjërë e gjatë me mesues, mesuese dhe prindër shqiptar, ku krejt qellimi i takimit ishte se si të behët një organizim më i mirëfillt i mesimit plotësues i gjuhës shqipe jo vetëm në Zvicerr, por në tërë diasporën.
Me ketë rast, para të pranishmëve mbajta një fjalë rasti në emer të zv/kryeministrit dhe ministrit të MDIS, z. Dardan Gashi, e në theks të veçantë diskutuam për ligjin e ri, i cili tashmë veç ka kaluar në lexim të parë dhe është duke iu nënshtruar edhe konsultimeve në komisionin parlamentar, sikurse diskutuam edhe për dokumentin e dytë po aq të rëndësishëm siç është strategjia e re 2019-2023 dhe plani i veprimit 2019-2021″, thuhet në njoftim./04online.info

Leave a Reply