Bëjnë mrekulli në lëkurën tuaj, ja ushqimet më të pasura me kolagjen

0
352

Siç dihet ushqimet dhe dieta luajnë një rol shumë të rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë trupit.

Rinia e përjetshme mund të nxitet edhe me anë të ushqimeve të mira dhe të shëndetshme.

Kolagjeni është proteina kryesore që rregullon strukturën e lëkurës duke e mbajtur atë gjithnjë të shëndetshme.

Kjo proteinë ndahet në disa tipe të ndryshme të cilat fillojnë e humbin vetinë e tyre teksa mosha kalon.

Për ta ndihmuar trupin tuaj ta riprodhojë sa më shumë këtë proteinë dhe për një kohë sa më të gjatë, disa ushqime do t’ju vijnë në ndihmë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon një listë me ushqimet më të pasura me kolagjen.

Lëngu i kockave
Procesi i zierjes së kockave dhe përdorimi i lëngut të tyre në ushqime apo supa të ndryshme për t’ju dhënë shije është shumë i përdorshëm në kuzhinë.

Lajmi i mirë është që pikërisht ky lëng ndihmon trupin tuaj të riprodhojë sa më shumë kolagjen.

Kjo ndodh sepse kockat janë të pasura më kalcium, magnez, fosfor, kolagjen dhe amino acide të cilat janë të mrekullueshme për trupin.

Mishi i pulës
Mishi i preferuar i të gjithëve, mishi i pulës ndër shumë vlera që i dhuron trupit është i pasur me shumë kolagjen.

Është një nga trajtimet më të mira dhe natyrale që mund t’i dhuroni fytyrës tuaj në mënyrë që të qëndrojë gjithnjë e re.

Studiuesit thonë se mishi i bardhë i pulës ndihmon edhe në rigjenerimin e kockave kundër sëmundjeve si artriti.

Të bardhat e vezëve


Të bardhat e vezëve megjithëse nuk kanë në përbërje material lidhës si mishi, janë të pasura me një amino acid të rëndësishëm që quhet prolinë.

Ky amino acid ndihmon prodhimin e mirë të kolagjenit në trup për një kohë të gjatë.

Agrumet
Kryefjala e të gjithë agrumeve pa dyshim është se janë të pasura me vitaminë C.

Kjo vitaminë luan një rol kryesor në prodhimin e kolagjenit, ndaj mundohuni të fusni në dietën tuaj sa më shumë limonë, portokalle apo qitro.

Hudhra
Përveç shijes së mirë që hudhra i dhuron ushqimeve tuaja, ndihmon shumë edhe lëkurën.

Kjo jo sepse funksionon si antibiotik, por sepse është e pasur me sulfur që parandalon shkatërrimin e kolagjenit.

Gjithsesi nuk është e nevojshme të konsumoni një sasi të madhe, mjafton ta bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme edhe në sasi të vogla.

Domatet
Një tjetër burim i mirë i vitaminës C janë edhe domatet e freskëta.

Përveç kësaj, një domate mesatare në përbërjen e saj ka rreth 30% kolagjen.

Ndaj nëse konsumoni dy të tilla në ditë do të merrni një dozë të madhe të proteinës së rinisë.

Perimet jeshile
Spinaqi, lakra, kale apo sallate jeshile janë burime antioksidantësh siç është edhe klorofili.

Sipas ekspertëve pikërisht klorofili ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup në sasi të mëdha me kalimin e moshës.

Ndaj mundohuni të përfshini në dietën tuaj të përditshme shumë nga këto perime jeshile për të përfituar një mori vlerash për organizmin./AgroWeb.org

Leave a Reply