“Bëje Zot Kosovën Amerikë”, Gili uron pavarësinë e SHBA-së me një skeç me të ndjerin Adem Mikullovcin

0
315

Sot (4 korrik), Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë përvjetorin e 246 të pavarësisë.

Si mike e Kosovës, shumë artistë dhe fytyra të rëndësishme publike kanë drejtuar urime për Amerikën, shkruan lajmi.net.

Së fundi edhe këngëtarja e njohur, Gili, ka uruar përmes një skeçi të para shumë vitesh.

Ajo ka shpërndarë një skenë humoristike të xhiruar në vitet 2000, ku shfaqet bashkë me aktorin e ndjerë, Adem Mikullovcin.

Ata shfaqen në një skenë, teksa thonë: Sonte do të lutemi bëje Zot Kosovën Amerikë, ta gjejmë një lider që nuk ka frikë, që të tjerët këmishën mos t’ia qepin, Kosovën le ta dojmë më shumë se xhepin.

E të njëjtën dëshirë këngëtarja e ka edhe sot.

“Si dikur edhe sot e njëjta dëshirë! Gëzuar 4 korrikun Amerikë. E xhiruar në vitin 2000”, ka thënë ajo.

Leave a Reply