Beatrix Ramosaj ndan një moment nga Big Brother VIP, vallëzimin me balerinin Ilir Shaqiri

0
369

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, qëndroi për disa muaj në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo ka qenë një nga emrat më të komentuar aso kohe duke përfshirë këtu edhe lidhjen që krijoi me aktorin Donald Veshaj.

E njëjta së fundmi ka shpërndarë një pjesë nga ky format, ku shfaqet duke kërcyer me balerinin Ilir Shaqiri.

Me këtë të fundit nuk është se kishte marrëdhënie edhe aq të mira, marrë parasysh raportin që Iliri kishte me Donaldin.

Sidoqoftë, të njëjtit duket se kanë ruajtur raporte pas përfundimit të edicionit të parë të BBV, e posaçërisht tani që Ramosaj është ndarë nga Veshaj.

Në edicionin e parë të këtij formati doli fitues Shaqiri.

Big Brother VIP 2 do të nisë sërish në fund të dhjetorit 2022. /Telegrafi/

Leave a Reply