Batusha: Opozitarizmi banal në Prizren

0
88

Ka disa ditë që ka shpërthyer një debat i ashpër në relacionin opozitë – pozitë në Prizren.

Krejt ky debat ka ardhur pas iniciativës të opozitës për mbledhje të jashtëzakonshme me qëllim të anulimit të mbështetjes financiare ndaj KF “Liria” pas rënies nga superliga.
Ky debat është zgjeruar kryesisht mes AAK-së e Nismës. 04 Online ka sjellur reagimet e Zafir Berishës dhe kundër-reagimin e Ilir Baldedajt, të cilët kanë adresuar kritika të ndërsjellta.
E kur vjen në shprehje mbështetja ndaj liderit, asnjëherë nuk mungon Leart Batusha, i cili njëherit njihet edhe si dora e djathtë e Zafir Berishës. Batusha ka reaguar menjeherë pas kundër-reagimit të Baldedajt.
Si rrjedhojë, Batusha e ka nisur me titullin “Opozitarizmi banal në Prizren”, duke aluduar direkt në udhëheqësin e grupit të kuvendarëve të AAK-së, Ilir Baldedaj.

Për më shumë ju ftojmë ta lexoni reagimin e plotë të Batushës pa ndërhyrjen tonë:
“Opozitarizmi Banal në Prizren
Per vite të tëra i perdhunuan institucionet komunale ne Prizren.
Tani kanë filluar të përgojojnë e shpifin mbi vlerat të cilat me shumë perkushtim po punojnë në permisimin e mirëqenies qytetare.
Një Opozit që kukat, prej tyre nuk pritet alternativ, nga këta pritet shpifje, shpifje dhe vetëm shpifje

Ps.
Ish drejtora te qeverisjes degraduese…
Kur ta lironi detyren, amoni ju koft mos i harroni kartolinat neper zyre qe i shkembeni me dashuriqkat e juaja. ( Romantizmin jasht instutucioneve)”, ka thënë Batusha./04online.info

Leave a Reply