“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska stranka Srbije – DSS) Milosh Jovanoviq ka deklaruar se bashkësisë ndërkombëtare duhet bërë me dije se në kuptimin gjeopolitik bashkimi Kosovës me Shqipërinë pashmangshëm do ta hapte edhe çështjen e bashkimit të Republikës Serbe me Serbinë.Ai në një intervistë për gazetën Beogradit “Blic” ka thënë se për statusin e Kosovës mund të bisedohet ekskluzivisht në korniza të Kushtetutës së Serbisë dhe të Rezolutës 1244, ndërsa, sipas tij, nëse shqiptarët nuk i duan këto korniza, atëherë Serbia nuk ka pse të dalë prej tyre.Sipas tij, derisa të mos hapet debati në këto korniza mbetet të punohet në terren, si në planin ndërkombëtar ku u tregua i suksesshëm lobimi për çnjohje ashtu dhe në planin e brendshëm përmes ndihmës materiale, politike e logjistike për serbët në Kosovë, ka thënë Jovanoviq.

Ai ka theksuar se Serbia si shtet duhet të reagojë nëse në ndërkohë kriza shpërthen në terren.“Shqiptarëve duhet bërë qartë me dije se nuk iu shpaguhet vringëllima me armë,e lëre më përdorimi i tyre,ndërsa në kuptimin gjeopolitik bashkësisë ndërkombëtare duhet bërë me dije se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pashmangshëm hap çështjen e bashkimit të Republikës Serbe me Serbinë dhe pa dyshim kështu do të hapeshin vatrat e krizës edhe në Maqedonie në Mal të Zi”, është kërcënuar Jovanoviq.