Pandemia koronavirus që ka përfshirë botën, por edhe Kosovën ka bërë që të mos ketë lëvizje nëpër rrugët kryesore të qyteteve, pasi që njerëzit po qëndrojnë në shtëpi për të u mbrojtur nga ky virus.
Nga virusi është prekur edhe qyteti i Prizrenti, ku deri tani janë konfirmuar 37 raste pozitive me koronavirus.
E si pasojë e kësaj, në këtë qytet po respektohen rregullat e Qeverisë që janë vendosur për luftën kundër COVID-19.
Njëra nga to është edhe ndalimi i lëvizjes së lirë jashtë shtëpisë, ku për çdo person është e caktuar lëvizja prej 90 minuta, e që është paraparë me numrin e parafundit personal.
Shkaku i mos lëvizjes së njerëzve, në shatërvanin e Prizrenit bari ka filluar që të mbulojë rrugët e kalldrëmit në qytet.
Më poshtë keni disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale së fundi./Metro


