Barcelona luan “finalen” ndaj Bayernit, Xavi pa Ansu Fati në Munich

0
271

Barcelona do të luajë kundër Bayern Munich, në Champions League, sfidën më të rëndësishme të saj.

Ky takim për katalanasit është ‘jetë a vdekje”, sepse në këtë përballje varet edhe fati i blaugranave, nëse do vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Chanmpions League apo do të eleminohen që në fazën e grupeve.

Xavi Hernandez për këtë takim ka bërë publike edhe listën e lojtarëve që do t’i ketë të gatshëm për “finalen” ndaj Bayernit dhe në sy bie mungesa e një prej lojtarëve të rëndësishëm të Barçës.

Ansu Fati do të jetë mungesa e madhe e Xavit, i cili nuk e ka përfshirë 19-vjeçarin në listën e lojtarëve të ndeshjes, sepse ky i fundit nuk ka mundur të rikuperohet dot në kohë.

Përveç Fati mungesa të tjera të rëndësishme për Barçën do të jenë ato të Pedrit, Agueros dhe Braithwaite. 

Leave a Reply