Barazimi me Liverpool, Guardiola: Ishte e pamundur, kanë gjashtë vite që bëjnë këtë gjë

0
301

Për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, barazimi 2-2 ndaj Liverpool nuk ishte rezultati më i mirë që mund të merrte skuadra e tij, megjithatë është i bindur se sfida të tilla kanë më kryesore që të luhen.

Ndërsa ka folur pas kësaj përballjeje, Guardiola u shpreh se treshja Alexander Arnold-Salah-Mane kanë vite që luajnë në të njëjtën formë dhe sipas tij duhet thënë se janë vërtet të mirë.

“Kundër asaj skuadre ishte thuajse e pamundur. Alexander Arnold e shtyn topin në zonë, Salah e kontrollon atë dhe në fund Mane sulmon. Sa herë e kanë bërë këtë gjë? Mijëra, miliona në pesë apo gjashtë vjet, por ata ende e bëjnë këtë gjë sepse janë vërtet të mirë. Duhet t’i luash këto lloj ndeshjes. Jemi ende në krye të renditjes, megjithatë kemi ndjesinë sikur humbëm një mundësi të madhe, por ka ende dhe shumë ndeshje të tjera që do luhen. Pikërisht për këto lloj sfidash duhet të jesh një trajner i vërtetë.”-deklaroi tekniku.

Pas raundit të 32-të të Premier League, Manchester City vazhdon të kryesojë me 74 pikë, teksa Liverpool renditet në vend të dytë me vetëm një pikë më pak, pra me 73 pikë./SS

Leave a Reply