Ilir Baldedaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar kritika të ashpra në drejtim të pushtetit lokal në Prizren.
Baldedaj ka thënë se Prizreni është me katër kryetar komune.
“Prizreni me katër kryetarè Komune
E kam thënë edhe më herët dhe kjo po dëshmohet se Prizreni fatkeqësisht i ka 4 kryetar Komune.
Dhe të katër këta kryetar, secili lufton për interes të vetin. Nuk iu intereson qytetari por interesi personal, mbushja e xhepit.
Dhënia e tenderëve militantëve, nga secila Drejtori për militantët e subjektit të cilit i takon bëhet haptas, pa fije turpi e pa pikë përgjegjësie.
Katër kryetar të Komunës përditë po ia dhunojnë inteligjencën qytetarëve prizrenas, me realizimin e interesave puro personale dhe militanteske.
A nuk është kjo çmendi e llojit analfabet.
Kështu është kur qyteti i ka 4 kryetar…”, thuhet në reagimin e Baldedajt./04 Online