Avdyli: Sot Prizreni lidhi besën edhe për 4 vite me Mytaher Haskukën

0
464

Prizreni ia dha kartonin e kuq në 2017 keqpërdoruesve të PDK-së , prandaj spranon as tash regresin, kështu ka deklaruar Haxhi Avdyli, deputet i Listës “GUXO”.

Avdyli, i ka ftuar qytetarët e Prizrenit që më 14 nëntor ta votojnë Mytaher Haskukën për kryetar të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Sot Prizreni lidhi besën edhe për 4 vite me Mytaher Haskuka. Projektet e mira në shëndetësi që ua ka lakmi krejt Kosova do vazhdojnë. Shkolla të reja , shtëpi për nevojtarët, e subvencione për bujq do shtohen edhe më shumë. Prizreni ia dha kartonin e kuq në 2017 keqpërdoruesve të PDK-së , prandaj spranon as tash regresin . Projektet madhore e presin Prizrenin me Qeverinë e ndryshimit dhe me kryetarin Haskuka, prandaj Prizrenasit vendosin me votë të dielen për perspektivën e zhvillimit e jo te regresit. Vendosin për ardhmerinë e ndritur jo errësirën e nëntokës. #bashkëqeverisim #mëshumëpërprizrenin

Leave a Reply