Avdyli: Nuk themi që jemi të pagabueshëm, po hajna s’jemi

0
408

Nuk themi që jemi të pagabueshëm, po hajna s’jemi, kështu ka deklaruar Haxhi Avdyli, deputet i Listës “GUXO”.

Këtë deklaratë Avdyli e ka dhënë mbrëmë në zyret e kësaj liste, të cilën e kishte vizituar kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në zyret e Listës “Guxo” në Prizren ishte në vizitë kryetari aktual dhe i ardhshëm i Prizrenit z. Mytaher Haskuka i shoqëruar nga deputeti Mefail Bajqinovci e asambleistë. Edhe njëherë konfirmuam bashkarisht bashkëpunimin tonë të suksesshëm e të sinqertë për të mirë të Prizrenit e Kosovës. Ky bashkëpunim që solli ndryshimin e shumëpritur të 14 shkurtit që rezultoi me penzionimin e keqperdoruesëve të pushteteve, po vazhdon me bashkëpunimet e mira në nivel lokal. Gjithmonë në të mirë të jetës më të mirë të qytetarëve. Ne konstatuam bashkë se do punojmë edhe më shumë ,edhe ndershëm për ta. NUK THEMI QË JEMI TË PAGABUESHËM, PO HAJNA SJEMI. Vendin tonë sdo e vjedhim, siq ka ndodhë me pushtetet e kaluara. Rrugët politike i patëm të ndryshme por qëllimet tona për qytetin e Kosovës mbesin të njejta për të mirën e qytetarëve. Na priftë e mbara edhe 4 vite #mëshumëpërprizrenin e zhvilluar e pa korrupsion.

Leave a Reply