Avdyli: Koalicioni i shpresës për Kosovën VV-Guxo do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional

0
307

Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional, kështu ka delaruar Haxhi Avdyli, deputet i Listës “GUXO”.

Këto deklarat Avdyli i ka dhënë pas zërave se ka një krisje në koalicionin mes Listës “GUXO” dhe LVV-së. Madje, Avdyli ka thënë se ky koalicion pritet të jetë funksional edhe në mandatin e dytë qeverisës.

Postimi i plotë:

Për zgjedhje lokale u bënë bashkë krejt Partitë, analistë, portale, biznese legale e nëntoka ish politikanë e shumë tjerë që investuan çdo gjë nga arsenali tyre për të ardhur deri te ky rezultat. Mir shumë. Ju themi urime.
Por ajo që vërehet këto muajtë e fundit e veqanërisht ditët e fundit, e unë e vërejta edhe dje që ku pata mbi 100 telefonata të mediave e mbi dhjetra artikuj portalesh e mos te flasim për komente banale me emrin tim të biznismenëve të pseudoportaleve. Qëllimi është si kristali. Të ushqejnë përqarje, e ndjellin pakënaqësi mes koalicionit të Listës së referendumit të 14 shkurtit. Dhe sipas tyre shigjetat duhet orientohen te hallka më dobët, (e menduar nga ata) te Ministrat, deputetë e aktivistë nga Lista Guxo. Por kot e keni. Ju nuk po na njifkeni mirë. Nuk jemi brymë që na shkrinë dielli parë. Mos hargjoni para, energji për shpifje e shkrime koti. Koalicioni i shpresës për Kosovën VV Guxo i krijuar me vullnetin e shumicës së Kosovarëve do jetë i qëndrueshëm dhe si asnjëherë më i fortë e funksional. Prandaj të dashur miqë që pajtohemi e që spajtohemi , qetësohuni, përgadituni të përshtateni me udheheqjen e Kosovës nga Presidente Vjosa Osmani, e kryeministër Albin Kurti edhe për shumë vite. Qëllimi është që pas zgjedhjeve të 2025, do vazhdohet edhe një mandat. Sepse Kosova ka nevojë për standardin e ri te udheheqjes së tyre. Në 2029 ndoshta është larg, e dikujtë nuk i pritet por vetëm ateherë ne do bëjmë vlerësimin e këtij bashkëpunimi 8 vjeqar.

Leave a Reply