Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për disa vepra penale

0
64

Me datën 12 qershor, Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’, që ka ndodhur në Prizren me 03.05.2019, ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar (E. A.), i cili dyshohet se ka kryer disa vepra penale ‘vjedhje’.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se personi i dyshuar tashmë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe prindit ka pranuar ta ketë kryer veprën penale të vjedhjes,

Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentit për Krime të rënda Prizren.

I dyshuari është i njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që i dyshuari është i mitur.

Leave a Reply