Arrestohet një 22 -vjeçar i armatosur, në Prizren

0
30
Foto: Ilustrim

Me 13 gusht 2019, rreth orës 13:45 është pranuar një informacion se ne lagjen “Ortokoll” të Prizrenit, është vërejtur një person me armë në brez.

Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T. C, Sh/K i lindur në vitin 1997, ka gjetur në posedim një pistoletë ‘Zastava’ nr. serik.T-741859 me një karikator, një pistoletë ‘EKOL TUNA’ nr serik. ET- 1291565, tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.

Hetuesit dhe njësiti i krimteknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe
gjësendet e tjera janë sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë
Themelore të Prizrenit, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Leave a Reply