Qytetarët nuk po e zbatojnë në përpikëri vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.
Vetëm gjatë ditës së martë, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar gjithsej 70 persona.
Sipas njoftimit, vetëm në qytetin e Prizrenit janë arrestuar 2 persona.
Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online.