Arrestohen 2 persona në Prizren që nuk zbatuan masat e lëvizjes së lirë

0
567
Foto: Ilustrim

Qytetarët nuk po e zbatojnë në përpikëri vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së martë, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar gjithsej 70 persona.

Sipas njoftimit, vetëm në qytetin e Prizrenit janë arrestuar 2 persona.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply