Arjola Demiri tregon sfidat për kujdestarinë e fëmijëve: Donin të mi ndanin

0
337

Aktorja Arjola Demiri, një nga banorët e Big Brother VIP ka treguar se është ende në gjyq me ish-bashkëshortin e saj për kujdestarinë e tre fëmijëve. Teksa pastronte vetullat e blogeres Sara Berisha, aktorja tha se është gjendur përpara një padrejtësie pasi në Gjykatë i është kërkuar edhe ndarja e fëmijëve.

Por, Demiri shtoi më tej se nuk e ka pranuar këtë gjë, por ka vënë kusht që ose të tre fëmijët do të qëndronin me të, ose të tre bashkë me të atin.

“U bënë tre vjet zemër. Gjyqi i kujdestarisë bashkë më ndarjen. ma zvarritën, këtu nuk pyesin, donin të m’i ndanin fëmijët dhe i thashë, o do rrinë të tre me mua, ose të tre me atë,”- tregoi aktorja.

Arjola Demiri është nënë e tre fëmijëve. Në Big Brother VIP ajo ka rrëfyer historinë e dhimbshme, divorcin dhe dhunë ne përjetuar nga ish-bashkëshorti.

Leave a Reply