Kjo është stilistja nga Prizreni që u kujdes për dukjen e Bebe Rexhës

0

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, kanë shkëlqyer krah njëra-tjetrës në tepihun e kuq.

E gjithë vëmendja e mediave të botës ishte për biondet të cilat morën pjesë në një mbrëmje “City Of Hope” që u mbajt në Santa Monica të Los Angelesit.

Ajo për çfarë raportuan mediat ishte dukja e tyre dhe veçmas fustanet. Prestigjiozja Daily Mail i vlerësoi me notën “A” për dukjen, duke komentuar paraqitjen me shumë shije të tyre.

Në raportimin e Daily Mail thuhet se Rita ishte sensacionale me një fustan të kuq, derisa Bebe vuri në pah linjat mbresëlënëse me fustanin që vinte në pah figurën e saj trupore.

Veçmas në sy ra fustani i Bebe Rexhës, e cila për të parën herë vishet nga stilistja e re prizrenase, Lena Berisha.

Vet ajo ka shkruar e lumtur në profilin e saj në Facebook për këtë lajm duke e ndarë me miqtë e saj.

Lena Berisha deri tani ka veshur me artin e saj shumë personazhe të njohura të skenës vendore dhe disa modele nga nga Libani, por kjo duket se është njëra prej arritjeve më të mëdha të saj në botën e shoubizit.

Bebe Rexha e veshur me fustanin e dizajnuar nga Lena Berisha (Photo by Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)