Maradona e kritikon Messin: Ai shkon në tualet 20 herë para ndeshjeve, nuk mund të jetë lider

0

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, e ka kritikuar aftësinë e bashkëkombësit të tij në Barcelonë, Lionel Messi, për të qenë kapiten i një skuadre.
Maradona, i cili e ka fituar titullin e Kupës së Botës me Argjentinën gjatë karrierës së tij, ka thënë se sjellja e Messit para ndeshjeve e bën atë të papërshtatshëm për qenë kapiten i Barcelonë apo Argjentinës, transmeton Gazeta Express.

“Ai kërkon të jetë lider në fushë, por para se të flasë me bashkëlojtarët e tij, ai shkon dhe luan PlayStation”, ka thënë Maradona për Messin në një intervistë për emisionin meksikan ‘La Ultima Palabra’.

“Për mua, është e vështirë të flas, por është e pakuptimtë ta bësh kapiten një futbollist i cili shkon në tualet 20 herë në tualet. Messi është Messi me Barcelonën dhe Messi është Messi me Argjentinën”.

“Unë nuk do e zgjedhja Messin, por kurrë nuk duhet të thuash kurrë. Është e nevojshme që atij t’i largohet presioni. Është e nevojshme t’i largohet pozita e liderit pasi që ne duam që ai të jetë Messi”.