Berisha: Listat e publikuara janë keqkuptuar, ata nuk janë veteran mashtrues

0

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-Komandantit të UÇK-së nga Prizreni, Zafir Berisha, i cili njëherit është edhe deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate rreth një liste të publikuar sot gjatë ditës për numrin dhe emrat si të dyshuar për statusin e veteranit të UÇK-së nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Berisha në reagimin e tij ka bërë me dije se kjo listë nuk ka të bëjë me emrat e atyre që kanë mashtruar por për emrat të cilët marrin pensionin e veteranit për momentin, domethënë ata që nuk janë në marrëdhënie pune. Madje, Berisha është shprehur se dëshiron të besoj se kjo që ka ndodhur është një keqkuptim i qëllimshëm.

“Nëpër disa portale informative (paqavura) dhe rrijete sociale po keqpërdoret lista e veteranëve të cilët marrin penzion dhe linkut me k’ta emra ju referohet si “lista e veteranve mashtrues” e cila gjoja është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit. Po du me besu se k’ta emra që po lakohen është një keqkuptim i qëllimëshem, përndryshe nëse vërtet jan emrat që po i trajton prokuroria një pjesë e të cilve i kam pasur bashkëluftetar në vijat e frontit deri me 12 qershor 1999, atëher prokuroria bashkë me aktakuzën që të hiqen nga lista e veteranve të propozoi Gjykatës që kom legjendar i UÇK-së ta shpallin Millosheviqin, kurse kom. i SHP ta shpallin Vuçiqin.
Nese disa djem e vajza që po ju keqpërtoren emrat nuk kan qenë në luftë atëher në Kosovë nuk paska pasur luftë .
Në fundë edhe njëher po e përsëris se emrat që po përdoren janë të veteranve të pa punë e që janë në listat e penzioneve ndësa nga luftetarët që jan të punsuar dhe nuk marrin penzione nuk gjenden në ato lista edhe pse bashkë kemi qenë deti në fundë të luftës.
Mashtruesit e matrapazët kërkoni aty ku e kan vendin po jo në k’ta lista???”, thuhet në reagimin e Zafir Berishës./04online.info