Vajzat e KA “Prizreni” dalin fituese në garat e Kupës së Kosovës për Senior

0

Vashat e KA “Prizreni” në garat e Kupës së Kosovës për Senior, mbajtur më, 15 dhe 16.09.2018 nē Mitrovicë, dolën fituese, thuhet në njoftimin e KA “Prizreni”.

“Në këtë garë klubin e përfaqësuan 5 vajza, prej të cilave 1 seniore dhe 4 juniore. Konttibutin më të madh në këtë garë e dha atletja Albina Bojaxhiu edhe pse juniore e re. Ajo u shpall fituese ne 200 m., 400 m. dhe stafetën 4×100 m. Si dhe u rendit e dyta ne 100 m., 800 m. dhe stafetën 4×400 m. Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja, urime vajza, duksese në garat e rradhës!”, thuhet në njoftimin e KA “Prizreni”./04online.info