Liria luan ‘pin pong’ me KEK-un, e mposhtë me rezultat 6:2

0

Mbyllet ndeshja, Liria fiton bindshëm, 6:2.

89′ GOL – Fatih Karahoda shënon për 6:2

75′ GOL – Atdhe Grajqevci shënon golin e dytë për KEK-un nga penalltia.

69′ GOL – Qëndrim Gashi e ka shënuar golin e tij të dytë, të pestin për Lirinë, për rezultatin 5:1.

65′ GOL – Treviol Stullqaku e ka zvogëluar epërsinë e Lirisë në 4:1.

55′ GOL – Dominimi i plotë i Lirisë u kurorëzua me golin e katërt, autor i të cilit është kapiteni Robert Gjeraj nga penalltia.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë në “Përparim Thaqi”.

45′ GOL – Liridon Fetahaj e ka shtuar epërsinë e vendësve në 3:0.

40′ GOL – Liria e ka shtuar epërsinë në 2:0, me anë të Qëndrim Gashit.

30′ GOL – Fatih Karahoda e ka zhbllokuar rezultatin dhe tani Liria është në epërsi me 1:0.

3′ Mysafirët rrezikojnë të parët, por portieri Hodaj e ndali me sukses gjuajtjen e Stullqakut.

Fillon ndeshja në “Përparim Thaqi”.

Formacionet zyrtare:

Liria: Hodaj, Thaqi, Dina, Validio, Gjeraj, Mustafa, Kryeziu, Fetahaj, Daci, Gashi, Karahoda. Trajner: Bedredin Gjinali.

KEK-u: Nika, Hashani, Rakovica, Govori, Lleshi, Grajqevci, Berisha, Namani, Preniqi, Vitija, Stullqaku. Trajner: Enis Nasufi

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Benon Këpuska, Arben Halilaj./insporti.com