Njihuni me trukun e vetëm që do t’ju shpëtojë nga flokët e yndyrshëm, do të habiteni kur ta mësoni

0

‘’Më fal, kur është hera e fundit që ke larë kokën’’? Kjo është pyetja që askush nuk do të donte t’i bëhej, mirëpo kur ke flokë të yndyrshëm nuk është aspak çudi ta dëgjosh këtë fjali nga shumë njerëz. Kur vjen puna tek flokët duket se njerëzit ndahen në dy grupe: ata që mund të rrinë deri në 4-5 ditë pa larë flokët e ditë pas ditë floku t’u duket më i bukur dhe me shkëlqim dhe të tjerët që mund të lahen në mëngjes e në darkë flokët të kenë filluar të yndyrosen.

Këto të fundit janë makthi i shumë femrave, të cilat fatkeqësisht vazhdojnë akoma të besojnë se kjo gjë vjen për shkak të higjienës së keqe. Qetësohuni dhe mjaft torturuat veten në këtë pikë, higjiena dhe larjet e shpeshta ose jo nuk janë përgjegjëse për këtë gjë. Sigurisht që në treg mund të gjeni shampo specifike për këtë lloj floku, mirëpo pse të harxhoni para ku mund të provoni trukun e mëposhtëm?

Para së gjithash duhet të dini që flokët e yndyrshëm shkaktohen si pasojë e mbiprodhimit të sebumit, yndyrës natyrale, në gjithë sipërfaqen e skalpit të kokës. Por me këshillat e Living do të shpëtoni një herë e mirë prej tyre. Në një enë të vogël shtoni 2 lugë me sheqer të bardhë dhe dy lugë shampo. Pasi t’i keni përzier mirë e mirë, masazhoni kokën për disa minuta. Shpëlani në fund flokët me ujë të rrjedhshëm dhe thuajimi lamtumirë flokëve të yndyrshme për të paktën disa ditë.

shamppof