Zbulohet vendi ku është prodhuar birra para 13.000 vjetëve

0

Arkeologët kanë zbuluar një shpellë pranë qytetit të Haifa në Izrael, i cili konsiderohet të jetë vendi më i vjetër ku është prodhuar alkooli.

Besohet se në këtë vend është prodhuar birra më e vjetër në botë, 13.000 vite më parë, transmeton KosovPress.

“Kjo është dëshmia më e hershme e prodhimit të alkoolit që ne e dimë”, tha Dani Nadel, një nga arkeologët në Universitetin e Haifa.

Pranë vendit ku është prodhuar birra, ishte edhe një varrezë e vjetër.