Haskuka: Dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm

0

Në Prizren, të shtunën është shënuar me homazhe në Landovicë, Dita e Dëshmorëve të komunës.

Familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, dhe zyrtarë të lartë komunal dhe institucioneve të tjera, u mblodhën të shtunën në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëvë të komunës së Prizrenit. Kreu i komunës, Mytaher Haskuka, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, dhe vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit, për të cilen gjë duhet të janë të vetëdijshme edhe gjeneratat e reja se sa e vështirë ka qenë rruga drejt Lirisë.

Në emër të organizatave të dala nga lufta, ka folur ish komandanti i brigadës 125-të, Nehat Basha, i cili tregoi momentet emocionuese të 15 Shtatorit të vitit 1999 kur u rivarrosen shumë dëshmorë në Landovicë, e që nga atëherë kjo datë është përcaktuar si Dita e Dëshmorëve të komunës së Prizrenit. Nëna e dëshmorit, Bashkim Suka, Halimja, dhe babai i dëshmorit, Hysen Rexhepi, Naiti, thanë se familjet i kujtojnë me krenari bijtë e tyre të shtrenjtë që ia falen Kosovës. Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe në shtatoren e heroit të Kosovës, Remzi Ademaj, dhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit./TvPz