Lok Komoni dhe Albina Kelmendi pritet ta sjellin projektin më të mirë muzikor për këtë vit

0

Gjatë këtij viti janë publikuar këngë e projekte të ndryshme muzikore, këngë solo e bashkëpunime të cilat janë karakterizuar me elemente të kohës e të pritshmërive nga ndjekësit e këngëtarëve.

Duket se kënga dhe projekti më i mirë muzikor ende nuk ka ardhur, pasi 04 Online ka mësuar se është duke u punuar për një super bashkëpunim nga dy këngëtarë që kanë filluar të ngriten fuqishëm në estradën shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtarin Lok Komoni dhe Albina Kelmendi, të cilët kanë bashkuar forcat për të sjellur hitin e këtij viti, një qershi mbi tortën e munguar sa i përket hiteve të vitit 2018.
Ndonëse ne kemi mësuar për detalet e projektit dhe bashkëpunimit, kemi zgjedhur të ruajmë konfidencialitetin e dy këngëtarëve, të cilët janë duke bashkëpunuar me një tekstshkrues i cili ka lënë gjurmë me tekstet e tij ndër vite, dhe njëherit edhe me një studio muzikore nga e cila kanë dalë hitet më të mëdha në dhjetë vitet e fundit. Një projekt që do të godasë secilin ndjekës të tyre dhe jo vetëm, pasi përmbajtja e tij dosido do ta bëjë për vete secilin prej tyre, shkruan 04 Online.
Loki dhe Albina kanë kaluar një sezonë të jashtëzakonshme sa i përket pefomancës së tyre muzikore, duke shënuar ngritjen më të madhe të tyre në karrierë, e ndërsa së shpejti ata pritet ta bëjnë goditjen më të madhe në estradën shqiptare me projektin dhe bashkëpunimin e tyre që pritet ta sjellin./04online.info