Atletico gabon me Eibarin, shmang humbjen në shtesë

0

Atletico e Madridit shmang turpin “in-extremis” në “Wanda Metropolitano” përballë Eibarit në takimin hapës të javës së katërt të La Ligas. Formacioni i Diego Simeones ishte i paaftë për të shënuar gjatë kohës së rregullt, madje në minutën e 87-të Enrich kaloi në epërsi modestët spanjollë, që pekën fitoren por pa e siguruar atë.

Në minutat e mbetura dhe në shtesë Atletico u hodh e tëra në sulm për të shmangur humbjen dhe pikërisht në të 93-ën Moreno realizoi golin e barazimit me një goditje të fortë brenda zonës. Ky hap i gabuar e mban Atleticon të distancuar nga Barcelona dhe Reali i Madridit, madje “Los Colchoneros” rrezikojnë të humbasin disa pozicione në përfundim të të gjitha ndeshjeve të kësaj jave.