Pacolli: Kosova ka nevojë të pastrohet nga presidenti e kryeministri, bëjnë dëm me shumë se mbeturinat!

0

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli pas aksionit për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat ka thënë se rendi e do të pastrohet Kosova nga ata që po i bëjnë dëm më shumë se mbeturinat, shkruan “Zëri.Info”.

Fjalën e ka për Presidentin Thaçi, kryeministrin si dhe kryeparlamentarin Veseli.

“Shumë nismë e mirë kjo “Ta Pastrojmë Kosovën” por mirë do të ishte t’ia fillojmë për së mbari ashtu sic e do rendi.

Po, ta pastrojmë Kosovën së pari nga ata që po na bëjnë dëm më shumë se mbeturinat. Të fillojmë nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe të vazhdojmë tutje.

Thuaj PO pastrimit të institucioneve të Kosovës.

#letsdoitKosova”, ka shkruar Pacolli.