UPZ i bashkangjitet aksionit për pastrimin e Kosovës

0

Profesorët dhe stafi i administratës ju përgjigjën aksionit të studentëve të UPZ-së dhe në tërë vendin #tapastrojmëkosovën. E nisëm me pragun e shtëpisë, oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti” për të vazhduar në Parkun e Qytetit dhe çdo hapësirë të këtij qyteti, më të bukurit në vend. Ta bëjmë mënyrë të jetesës pastrimin e ambientit që na rrethon, kësisoj çdo ditë e shndërrojmë në aksion dhe do të jetojmë më pastër. Nëse e kemi gjet bërllok gjithandej dhe nuk kemi mundur t’i pastrojmë mbeturinat, mbase edhe e kemi shtuar ndonjë, të paktën të lëmë pastër ambientin për ata që do të vijnë pas nesh. Që gjeneratat e ardhshme të jetojnë një jetë më kualitative dhe produktive./04online.info

Fotografia e Dan Bar

Fotografia e Dan Bar

Fotografia e Dan Bar

Fotografia e Dan Bar

Fotografia e Dan Bar