KFOR-i turk ndihmon në rregullimin e 8 dhomave të mësimit në SHFMU “Lekë Dukagjini”

0

Të premtën, janë përuruar 8 dhoma mësimi në shkollën “Lekë Dukagjini”, fal një donacioni të KFRO-it turk në vendin tonë.

KFOR-i turk vazhdon të asistojë në përmirësimin e kushteve për punë nëpër shkollat e Prizrenit. Së fundi,në shkollën “Lekë Dukagjini”, janë renovuar tërësisht 8 dhoma mësimi dhe janë pajisur me inventarë. Për të parë këto punime dhe kushtet e reja për punë në këtë institucion, kishin shkuar edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Arsimit, Skender Susuri.

Drejtori i Arsimit, Skender Susuri, këtë donacion e vlerësoi si investim kapital nga KFOR-i turk, për të cilin tha se është ndër partnerët më të fuqishëm të qeverisjes lokale në Prizren. Drejtoresha e shkollës, Jehona Krasniqi- Morina, tha se këtë vit të ri shkollor objekti i këtij institucioni ka ndryshuar dukshëm, pasi që fal donacionit të KFOR-it turk janë përmirësuar në masë të madhe kushtet për punë. Edhe mësimdhënësja, Belkize Delijaj, dhe disa nxënëse, ishin mjaft të lumtura që nga tani atyre iu mundësohet të mbajnë orët e mësimit në kushte shumë më të përshtatshme se që kishin deri më tani, fal këtij donacioni.

Shkolla “Lekë Dukagjini”, është institucioni i dytë arsimor i nivelit fillor për nga numri i nxënësve, dhe mësimi zhvillohet në tre gjuhë./TvPz