Për disa ditë me radhë do të bllokohen këto rrugë në lagjen ‘Bajram Curri’ në Prizren, kjo është arsyeja…

0

Nga dita e hënë dy rrugë në lagjen ‘Bajram Curri’ do të bllokohen për disa ditë me radhë.

Siç ka mësuar 04 Online, rruga ‘Mehmet Pashë Devolli’ dhe ‘Aleksandër Xhuvani’ do të bllokohen për qarkullim për shkak të fillimit të projektit për rehabilitimin e kanalizimit dhe pusetave.
N.T.Sh. ‘Fortesa’ është punkryerësi i kontraktuar nga Komuna e Prizrenit për këtë projekt, andaj e njëjta ka lutur banorët e këtyre rrugëve që të përdorin rrugë alternative deri në përfundimin e projektit./04online.info