Mjerim i vërtetë. Kërkohet reagimi i dorës së shtetit për të parandaluar më të keqen

0

Gazetari i njohur, Nuhi Salihu, i cili është pjesë e Televizionit të Prizrenit, ka sjellur fotografi për publikun që pasqyron realitetin e një familje në Prizren.

Sipas fotografive dhe përshkrimit që ka bërë gazetari Salihu në profilin e tij në facebook, një familje dhjetë anëtarëshe është vendosur përkohësisht në një shtëpi në lagjen e Nënkalasë, e cila ka kushte të mjerueshme dhe përbënë rrezik permanent për banim. Madje, gazetari Salihu shpreson që Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale do të angazhohet në zgjidhjen e këtij problemi, për t’i bërë zgjidhje familjes dhe njëkohësisht t’i eliminojë të gjitha mundësitë për ndonjë rrezik eventual me pasoja të mundshme.

“Një familje 10-të anëtarëshe, ka gjetur strehim të përkohshëm në këtë objekt në lagjen e Nënkalasë. Përveç problemeve me banim, kjo familje përballet dhe me kushte tejet të rënda ekonomike. Athua si do e kalojnë dimrin në këto kushte jetësore ? Shpresoj se drejtoria e Mirëqenies Sociale, do angazhohet maksimalisht që t’i dal në ndihmë kësaj familje!”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, gazetari i njohur, Nuhi Salihu./04online.info