Challandes beson se mund ta çojë Kosovën në Evropian

0

Përzgjedhësi Bernard Challandes beson se përfaqësuesja e Kosovës mund të arrijë në kampionatin evropian të futbollit përmes Ligës së Kombeve.

Për të bërë këtë, Kosova duhet të fitojë Grupin 3 e më pas edhe plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve ku garojnë përfaqësueset më të dobëta evropiane, gjithsej 16. Kosova ka nisur me një barazim e një fitore fushatën në Ligën e Kombeve, shkruan sot Koha Ditore.

“Finalet e kampionatit evropian? Natyrisht se mund të arrijmë këtë”, është titulli i gazetës së madhe zvicerane “Blick” në shkrimin për Challandesin dhe punën e tij te Kosova. Titulli është nxjerrë nga një citat i trajnerit zviceran me përvojë.

Nën drejtimin e Challandesit, Kosova nuk di për humbje e madje nuk ka pësuar as gol. Ka fituar miqësoret ndaj Madagaskarit, Burkina Fasos e Shqipërisë dhe së fundi barazoi pa gola me Azerbajxhanin dhe fitoi 2:0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja me Ishujt u luajt të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.