Moskoordinimi cenon iniciativën për ushtrinë

0

Një mësymje të tretë e ka bërë Kosova të enjten, në përpjekje për t’u bërë me ushtri. Por nisma e pakoordinuar, ka marrë goditjen e menjëhershme nga NATO-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Në një mbledhje të paralajmëruar vetëm pak minuta para se të niste, Qeveria ka miratuar tri projektligje, nëpërmjet të cilave e avancon në ushtri statusin civil që aktualisht ka Forca e Sigurisë (FSK). Projektligji bazë është ai për FSK-në, dhe mbështetet me Projektligjin për shërbimin në FSK dhe me atë për Ministrinë e Mbrojtjes.

Është zgjedhur rruga nëpërmjet ndryshimeve ligjore, meqë amendamentet kushtetuese, për të cilat insistojnë ndërkombëtarët, nuk mund të kalojnë në Kuvend pa votën edhe të serbëve, të cilët nuk duan që Kosova ta ketë ushtrinë e vet…